Për ta sjellë në gjendje të ‘shkëlqyeshme’, sistemit shëndetësor në Kosovë i duhen më së shumti 10 vite.
Kështu ka thënë Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i cili mendon se brenda dhjetë viteve sistemi shëndetësor në vend mund të rregullohet.
“Brenda 5-10 vjet shëndetësia e Kosovës mund të jetë në gjendje të shkëlqyeshme dhe mund të jemi shembull për vendet në zhvillim”, ka thënë Latifi për emisionin Desku në KTV.
Latifi ka treguar edhe për kohën sa ishte këshilltar idikurshëm i kryeministrit Hashim Thaçit.
Unë s’kam qenë pjesë e qeverisë kurrë. Kam qenë këshilltar më gjatë, fizikisht në Kosovë vetëm 5 ditë”, ka thënë ai.
“Asnjë nga programet që ne e kemi përgatitur nuk janë zhvilluar. Ne atëherë kemi kërkuar që të ketë sigurime shëndetësore, të fillojë sistemi i traumës, por s’janë bërë kurrë”.