Kosova është vendi me pensionet më të ulëta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës morri vendim që pensioni më i ulët për qytetarët të mos jetë nën shumën 100 euro.
Megjithatë, Kosova mbetet vendi me pensionet më të ulëta. Derisa pensioni më i ulët do të jetë 100 euro, ai më i larti nuk kalon shumën 627 euro.
Ndërsa, në vendet e rajonit prin Serbia me vlerën 1,258 euro të pensionit më të lartë dhe 136 euro të atij më të ulët.