Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare duke thënë se vendi ndodhet në krizë politike.
Pas përpjekjes së URA dhe PSD dhe satelitëve të tyre për të formuar qeveri të re të minorancës, është bërë e qartë se zgjedhjet e reja janë e vetmja rrugë për të zgjidhur këtë krizë politike”, ka thënë Krivokapiç, transmeton Euronews Albania.
Kjo kërkesë e kryeministrit ndodh një ditë pasi ai kërkoi shkarkimin e zv.kryeministrit Dritan Abazoviç.
Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës, vjen në një kohë kur Abazoviç ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.