Ministria e Arsimit nuk parasheh mbylljen e shkollave edhe pse është rritur numri i fëmijëve të infektuar me variantin e ri të koronavirusit.

Zëvendësministri Dukagjin Pupovci ka thënë se do të vazhdohet me respektimin e masave ekzistuese.

“Një masë radikale mund të jetë mbyllja e shkollave për një periudhë të caktuar, por nuk shohim që në këtë formë zgjidhet ndonjë problem përveç që dëmtohen fëmijët sepse ata përsëri do të kthehen në shkollë pas dy javësh, tri javësh dhe në për dy ose tri javë të tjera nuk do të mund të fusim masa të reja përveç distancës, maskave dhe ftesës për vaksinim”, ka thënë Pupovci për Koha.net.

Ai ka bërë thirrje që personat mbi 12 vjeç të vaksionen.

Nga të dhënat e së enjtes, sipas Pupovcit, nga 781 shkolla në nivel vendi, 15 vijojnë mësimin online.

Duke qenë që MASHTI nuk informohet për çdo ditë për numrin e rasteve, sipas zëvendësministri Pupovci, ky institucion synon ndërtimin e një sistemi online në të ardhmen nga e cila ministria dhe publiku mund të informohet për numrin e të infektuarve në arsimin parauniversitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *