Shqetësimet rreth situatës në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë kanë bërë që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe të largojnë një pjesë të stafit nga ambasadat e tyre në Kiev.

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë urdhëruar largimin e familjarëve të punonjësve në ambasadën në Kiev dhe thanë se të gjithë qytetarët amerikanë duhet ta konsiderojnë largimin nga Ukraina për shkak të kërcënimit të veprimit ushtarak nga Rusia.

Pas njoftimit të SHBA-së, Ministria e Jashtme britanike tha më 24 janar se gjithashtu do të tërheqë një pjesë të stafit dhe familjarët e tyre nga ambasada në Ukrainë, në përgjigje të “kërcënimit në rritje nga Rusia”, transmeton REL.

Ambasadat e të dyja shteteve, megjithatë u tha se do të qëndrojnë të hapura për të kryer “punë thelbësore”.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit u theksuan raportet e fundit që thonë se Rusia po planifikon një aksion të rëndësishëm ushtarak ndaj Ukrainës, por zyrtari që foli me gazetarët, nuk përmendi ndonjë ngjarje specifike që i ka paraprirë këtij njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *