Rreth 3,000 trupa ushtarake shtesë pritet të dërgohen gjatë javës nga Shtetet e Bashkura për në lindje të Evropës.
Siç ka raportuar Wall Street Journal, Presidenti amerikan Joe Biden do të dërgoj trupat shtesë për të mbështetur aleatët evropianë.
Rreth 2,000 trupa amerikane do të nisen nga Shtetet e Bashkuara në Poloni dhe Gjermani dhe rreth 1,000 do të barten nga Gjermania në Rumani, transmeton REL.
Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur prej pozicionimit të mbi 100 mijë trupave ruse afër kufirit me Ukrainën.