Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar që ‘menjëherë’ të ketë angazhim nga të gjithë për të arritur progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne inkurajojmë përfshirje urgjente, konstruktive dhe fleksibile nga të gjithë për të arritur progres në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Ambasadori amerikan gjithashtu tha se “sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk diskutohen”.
Hovenier ndau këto qëndrime pas përfundimit të vizitës në Kosovë të dy diplomatëve, atij të SHBA-ve Gabriel Escobar dhe atij të BE-së Miroslav Lajçak.
Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar bisedime në nivel të lartë qysh në korrik të vitit të kaluar. Çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe shihet si shkak i bllokadës.