Ish-ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, është dënuar të premten me 3.4 vite burgim për shkak të keqpërodrimit të detyrës sa ishte ministër.
“Për shkak të kompleksitetit iu desh një kohë më e gjatë, gjykata vendosi pasi dëgjoi palët, lënien në fuqi të gjykatë së shkallës së parë burg për Saimir Tahirin me 3.4 vite burg”, ka vendosur gjykata.
Siç transmeton ABC News, gjyqtari tha se provat e ofruara nga prokuroria konfirmojnë lidhjen e tij me grupin e Habilajve, grup ky që merrej me transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.
Menjëherë pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, Tahiri do të shoqërohet nga policia në një burg të sigurisë së ulët. Ai e priti me buzëqeshje vendimin e gjykatës duke shkëmbyer batuta me avokatin e tij.
Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkoi 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.