Qeveria e Kryeministrit malaziaz Zdravko Krivokapiq është rrëzuar me mocion mosbesimi gjatë mbrëmjes së premte.

Në Kuvendin e Malit të Zi, për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë votuan 43 deputete, derisa 11 ishin kundër.

Siç transmeton REL, për rrëzimin e Qeverisë votuan të gjitha partitë opozitare, të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit, dhe partitë e koalicionit të deritashëm, Lëvizja Qytetare URA dhe Civis.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Qeveria e Krivokapiqit do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Votimi i mosbesimit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e Qeverisë së re.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *