Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, po shënon 70 vjetorin e saj në fron, festë kjo që njihet edhe si Jubileu i Platintë.
Mbretëresha bëhet monarku i parë britanik që arrin këtë jubile.
Mbretërimi i Elizabeth II filloi kur ajo ishte 25 vjeçare më 6 shkurt të vitit 1952, pas vdekjes së babait George VI.
Në një mesazh të shkruar, 95 vjeçarja iu drejtua kombit: “Dua të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Ju mbetem përgjithmonë falënderuese dhe e përulur për besnikërinë dhe dashurinë që vazhdoni të më dhuroni”.
Ndërkohë, djali i Mbretëreshës, Princi Charles tha se mirëpret dëshirën e nënës që kur ai të bëhet Mbret bashkëshortja e tij Camilla të trashëgoj postin e Mbretëreshës.
Princi Charles tha se ai dhe gruaja e tij ndjehen “thellë të ndërgjegjshëm për këtë nder”.