Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) ka ofruar një tabelë për të sqaruar konsumatorët se në cilën fazë të shpenzimeve bëhet rritja e çmimeve të energjise elektrike.
Sipas tabelës, për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh, faturat mbesin të njëjta, meqenëse edhe tarifat kanë mbetur të pandryshuara.
Për ata që shpenzojnë 900 kWh, nëse deri më tani faturimi ka qenë në vlerë prej 58,5 euro, nga sot, faturimi do të ketë vlerën e 68,6 euro, apo 5,1 euro më shumë.
Siq transmeton KOHA, për ata që shpenzojnë 1000 kWh, nëse deri më tani kanë paguar 64.2 euro, nga sot do të paguajnë faturë mujore prej 79,4 euro, apo 10,1 euro më shumë.
Për ata që shpenzojnë 1,100 kWh dhe deri tani u ka ardhur fatura në vlerë prej 64,2 euro, nga sot do t’u vijë fatura në vlerë prej 79,4 euro, apo 15,2 euro më shumë.
Ndërkaq, ata që kanë shpenzuar 1,200 kWh dhe kanë paguar 69,9 euro, nga sot do të paguajnë 90,1 euro, apo 20,3 euro më shumë.