Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se është koha për largimin e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe atyre që vijnë nga Bosnja e Hercegovina.
Duke shkruar në Twitter, Haziri në mënyrë indirekte i ka bërë thirrje Kryeministrit Kurtit që të heq taksën, duke thënë se “vendimet e vështira bëjnë liderin të suksesshëm”.
“Koha për të hequr tarifën. Vlerësimet për reciprocitetin shkojnë paralelisht. Koha për vendime të vështira por të nevojshme”, ka shkruar Haziri, transmeton Gazeta Zeri.