Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se është “i bindur” se Presidenti rus Vladimit Putin e ka vendosur të pushtoj Ukrainën.
Gjatë një paraqitje për media nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se tanimë është i bindur që Putin ka vendosur të filloj luftën me Ukrainën, por që opsioni i bisedimeve diplomatike mbetet ende i mundshëm.
Kur është pyetur nga gazetarët nëse opsioni i bisedimeve bie poshtë nëse Putin tashmë ka vendosur për pushtimin, Biden tha se mundësia e bisedimeve mbetet ende dhe këtë e ka të konfrimuar nga intelegjenca amerikane.
Biden tha se nëse Rusia fillon pushtimin, atëherë do të përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.