Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar të hënën në mbrëmje urdhërin për njohjen nga Rusia të dy republikave separatiste në lindje të Ukrainës.
Përmes një fjalimi të transmetuar direkt në televizion, Putin dha urdhërin për njohjen e Republikës së Popullit të Donetskut dhe Republikës së Popullit të Luhansk.
Putin i kërkoi parlamentit rus që të njoh regjionet separatiste në Ukrainë dhe të nënshkruaj me to marrëveshje për miqësi.
Në fund të fjalimit, Putin tha se pas këtij vendimi ndjehet i sigurt “në përkrahjen e qytetarëve të Rusisë dhe të gjitha forcave patriotike të vendit.”