Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar sanksionet e para ndaj Rusisë prej se kjo e fundit filloi pushtimin e Ukrainës.

Gjatë fjalimit nga Shtëpia e Bardhë të enjten, presidenti amerikan tha se këto sanksione do të dëmtojnë ekonominë ruse “menjëherë dhe pas një kohe”.  

“Me qëllim i kemi hartuar këto sanksione për të rritur impaktin e tyre afatgjatë ndaj Rusisë dhe për të minimizuar ndikimin e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë,” deklaroi Biden.

Siç transmeton CNN, presidenti amerikan tha se në këto sanksione do të kontribuojnë edhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe anëtaret e G7-tës.

Këto janë sanksionet e paralajmëruara të enjten:  

  1. Të limitohet kapaciteti i Rusisë në të bërit biznes me dollarë, euro, funte dhe yen.
  2. Të ndalet kapaciteti për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse.
  3. Të dëmtohet kapaciteti i Rusisë për të garuar në ekonominë e teknologjisë së lartë të shekullit 21.  
  4. Sanksione ndaj bankave ruse që bashkë posedojnë 1 trilion dollarë në asete.  

Biden gjithashtu deklaroi se “po bllokojmë edhe katër banka të tjera të mëdha”, duke ngrirë çdo aset që ato kanë në Shtetet e Bashkuara.

“Do të marrë kohë dhe ne duhet të tregojmë vendosmëri, kështu që ai [Putin] e di çfarë po vjen. Që populli i Rusisë ta kuptoj çfarë ai ju solli. Ky është qëllimi i gjithë kësaj. Kjo do të marrë kohë,” ka thënë Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *