Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë publike të enjten sanksionet ndaj Rusisë pasi kjo filloi pushtimin e territorit ukrainas.
Biden tha se ndikimi i këtyre sanksioneve do të ndjehet menjëherë dhe me kalimin e kohës.
“Ai [Putin] nuk do të thotë ‘Oh Zot, këto sanksione po vijnë. Do të rrëzohem’. Ai do të testoj vendosmërinë e Perëndimit për të parë nëse ne qëndrojmë bashkë dhe do të qëndrojmë. Do ta bëjmë dhe do të ketë kosto të rëndësishme për te.”
Siç transmeton CNN, këto janë sankionet e publikuara nga Shtëpia e Bardhë:
– Ndërprerja nga sistemi financiar amerikan të institucionit më të madh financiar rus, Sberbank, dhe të 25 kompanive vartëse. Sberbank posedon afër një të tretën e aseteve të gjithë sektorit bankar rus.
– “Sanksione të plota bllokuese” ndaj VTB Bank, bankës së dytë më të madhe ruse dhe 20 kompanive vartëse të saj.
– “Sanksione të plota bllokuese” ndaj tri bankave të tjera ruse: Bank Otkritie, Sovcombank OJSC dhe Novikombank.
– Ndërprerje nga përfitimet nga tregu amerikan të 13 kompanive të mëdha shtetëore ruse. Lista përfshin: Sberbank, AlfaBank, Credit Bank of Moscow, Gazprombank, Russian Agricultural Bank, Gazprom, Gazprom Neft, Transneft, Rostelecom, RusHydro, Alrosa, Sovcomflot dhe Russian Railways.
– Sanksione ndaj elitës ruse dhe anëtarëve të familjeve. Lista përfshin: Sergei Ivanov (and his son, Sergei), Andrey Patrushev (and his son Nikolai), Igor Sechin (and his son Ivan), Andrey Puchkov, Yuriy Solviev (and two real estate companies he owns), Galina Ulyutina dhe Alexander Vedyakhin.
– Sanksione ndaj 24 njerëzve dhe kompanive nga Bjellorusia. Këtu përfshihen “dy banka shtetëore bjelloruse, nëntë firma të mbrojtjes dhe shtatë zyrtarë dhe elitë të lidhur me regjimin.”
– Sanksione ndaj ushtrisë ruse.
– Sanksione ndaj disa importeve të teknologjisë nga Rusia.