Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka deklaruar se kjo është vendosur nga Presidenti amerikan Joe Biden pasi zhvilloi bisedë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
E pyetur pse Biden nuk e kishte sanksionuar Putinin në rundin e dytë të sanksioneve, që u miratuan një ditë më parë, Psaki tha se opsioni për sanksionimin e Putinit “ka qenë duke u shqyrtuar për një kohë”, transmeton REL.
Të premten, BE-ja dhe Britania e Madhe njoftuan se në listën e sanksioneve kanë futur presidentin Putin dhe ministrin Lavrov dhe kjo masë përfshirë ngrirjen e aseteve.