Sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë nuk do t’u bashkohet Serbia, por ajo do të mbështes tërësisnë territoriale të Ukrainës.
Kështu ka deklaruar Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke deklaruar se vendi i tij “është në rrugën evropiane” por që nuk dëshiron të krijojë armiqësi për hirë të të tjerëve.
Presidenti serb tha se nuk është interes politik e as ekonomik që t’i vendos sanksione Rusisë, e cila tha ai, “mbështet tërësinë e Serbisë” dhe është e vetmja garantuese e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, transmeton Zëri i Amerikës.
Serbia, tha presidenti Vuçiç, ka vendosur që pezullojë stërvitjet ushtarake me të gjithë partnerët e saj.