Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se vendeve të Ballkanit duhet t’u jepet një përgjigje përfundimtare sa i përket integrimit.
Në një intervistë të dhënë të enjten për televizionin gjerman ZDF, Scholzi ka thënë se kjo perspektivë duhet t’u jepet të paktën atyre vendeve që punojnë seriozisht në reforma.
“Vendeve te Ballkanit më në fund duhet t’u japim përgjigje definitive sa i përket perspektives së integrimit. Këtë perspektivë e meritojnë së paku ato vende që seriozisht punojnë në reforma”, ka thënë Scholz, transmeton KOHA.
Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë nga Bundestagu, në dhjetor të vitit 2021.