Mundësia e përshkallëzimit të tensioneve në vendet e Ballkanit Perëndimor ka krijuar shqetësime serioze në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Burimet në BE dhe NATO kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se një dozë më e madhe shqetësimi ekziston për situatën në Bosnje e Hercegovinë sesa në Kosovë. Por, edhe në rastin e Kosovës thonë se me kujdes po vëzhgojnë situatën, e cila në këtë moment është e qetë.
Nga të gjithë partnerët kemi dëgjuar se ata janë të vetëdijshëm për rrethanat dhe do të bëjnë maksimumin për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës”, ka thënë një burim diplomatik.
Deri më tani, sipas burimeve diplomatike në BE, Rusia ka investuar shumë në rajon në fushata të dezinformimit, sidomos në mediat në gjuhën serbe, por edhe në lidhje me organizatat politike në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Po të njëjtat burime pohojnë se në Bruksel “janë të vetëdijshëm për këto tentime dhe kanë ndërmarrë masa për bashkëpunim me partnerët tanë në rajon”.
Lexo më shumë këtu