Presidenti francez Emmanuel Macron nuk sheh të ndodh së shpejti ndonjë zgjidhje diplomatike me Rusinë në lidhje me luftën në Ukrainë.
“Unë nuk shoh një zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme apo edhe ditët në vijim,” u tha Macron gazetarëve në Versajë përpara një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian.
Presidenti francez më tej tha se është optimist për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në orët e ardhshme, por shtoi se duhet të jetë edhe realist, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.
Tutje, Macron tha se lufta në Ukrainë është një tragjedi njerëzore, politike e humanitare, por edhe do të çojë në ripërcaktimin e plotë të arkitekturës së Evropës.