Një bazë ushtarake në perëndim të Ukrainës, afër kufirit me Poloninë, është sulmuar të dielën nga raketat ruse.
Zyrtarët vendorë kanë thënë se nga ky sulm kanë mbetur të vdekur së paku 35 persona dhe janë lënduar më shumë se 130 të tjerë.
Kjo bazë e sulmuar gjendej 10km larg kufirit të Ukrainës me Poloninë dhe në të kaluarën përdorej për ushtrime të përbashkëta të ushtrisë ukrainase me aleatët e saj të NATO-s.
Sipas Ministrisë së Brendshme ruse, nga ky sulm kanë mbetur të vdekur “deri në 180 mercenarë të huaj” dhe është shkatërruar një masë e madhe e armëve të ardhura nga vendet e huaja.
Ndërsa, Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se asnjë person nga personeli i saj nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e sulmit. Gjithashtu, një zyrtar nga aleanca e NATO-s ka deklaruar se në momentin e sulmin nuk është ndodhur në atë bazë ndonjë person nga aleanca.