Presidenti amerikan Joe Biden viziton gjatë kësaj jave Evropën për të zhvilluar bisedime në lidhje me luftën që po vazhdon të shkatërroj Ukrainën.

Të mërkurën Biden arrin në kontinentin evropian me shpresën se bisedimet ballë për ballë me udhëheqësit e NATO-s, ata evropianë dhe të G7-ës, do të arrijnë atë që diplomacia virtuale nuk ka arritur deri më tani: t’i japë fund sulmit rus të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë e pranon se ky udhëtim i shpejtë, synon të arrijë shumë në shumë pak kohë. Ai fillon me një takim të NATO-s për Rusinë të enjten, transmeton VOA.

“Presidenti do të ripohojë angazhimin tonë të hekurt ndaj aleatëve të NATO-s për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Më pas ai do të marrë pjesë në një takim të planifikuar të Këshillit Evropian për të diskutuar shqetësimet tona të përbashkëta në lidhje me Ukrainën, duke përfshirë përpjekjet transatlantike për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, për të ofruar mbështetje humanitare për ata që janë prekur nga dhuna dhe për të adresuar sfida të tjera që lidhen me konfliktin. Më vonë gjatë ditës, ai do të marrë pjesë në takimin e G7 të thirrur nga Gjermania, për të diskutuar më tej me aleatët dhe partnerët tanë sanksionet që ne kemi vendosur ndaj Rusisë për luftën që ka filluar”, tha sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *