Rusia ka reaguar pas deklarimeve të para të liderëve perëndimorë nga samiti i NATO-s që po mbahet në Bruksel.
Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme ruse, transmetuar nga agjencia ruse Ria, thuhet se vendimi i aleancës perëndimore për të vazhduar përkrahjen ndaj Kievit tregon se Nato dëshiron vazhdimin e konfliktit.
Siç transmeton BBC, ministria ruse ka reaguar duke thënë se Perëndimi po “korr fryte të tmerrshme” me vendimin për të armatosur Ukrainën, çka inkurajon qeverinë ukrainase të përdor forcë kundër enklavave separatiste të përkrahura nga Rusia në lindje të Ukrainës.
Në të kaluarën, Rusia kishte deklaruar se njerëzit në enklavat separatiste në Ukrainë po përballeshin me “gjenocid”.