Telekomi i Kosovës u ka ofruar punëtorëve të vet dy oferta para finalizimit të procesit të ristrukturimit.
Nën titullin “Ofertë me pako vullnetare për punëtorët!”, kjo kompani u ka ofruar ofertë të gjithë atyre punëtorëve që duan të pensionohen parakohe apo që duan ta ndërpresin marrëdhënien e punës.
Siç transmeton KosovaPress, stafi i kompanisë është njoftuar për procesin e ristrukturimit (reformimit) që ka hyrë në fazën e tij përfundimtare dhe për hapat që do të ndërmerren në vijim.
Në email u bëhet ofertë punonjësve për që dalin në pension gjatë katër vjetëve të ardhshme të arrijnë marrëveshje për pensionim të parakohshëm, ndërsa po ashtu u bëhet ofertë edhe punonjësve që janë të interesuar për ndërprerje të kontratës në mënyrë vullnetare.
“a)Pensionimi i parakohshëm për personat të cilët/at dalin në pensionim gjatë viteve kalendarike 2023, 2024, 2025 dhe 2026, si dhe b) Marrëveshje vullnetare për ndërprerjen e kontratës së punës me benefitet e përcaktuara për punëtorin/en”, thuhet ndër të tjera në e-mailin e dërguar secilit punëtorë.
Lexo më shumë këtu