Komuna e Prishtinës ka hapur 18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë.
Me këtë, numri i përgjithshëm i këtyre pikave në kryqytet ka arritur në 23.
“Në bazë të studimeve, aty ku ka pas pika ushqyese nuk ka pas sulm ndaj njerëzve. Ne vazhdojmë ta analizojmë situatën dhe ta përmirësojmë situatën”, ka thënë kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Rama ka bërë thirrje që edhe komunat e tjera, po ashtu edhe niveli qendror, të merren me këtë problem, transmeton KOHA.
“Problemi më i madh është që qentë mbahen të pasterilizuar në shtëpi private dhe më pas lëshohen, dhe ata e kanë aftësinë për shumim”, ka thënë Rama në hapjen e njërës prej pikave ushqyese.