Deputetë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq të qartësojë qëndrimin e shtetit të tij karshi luftës në Ukrainë.
Grupimi socialistëve dhe demokratëve në PE kanë kërkuar që Serbia të përafrohet me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.
“Serbia gjithashtu duhet të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë pas luftës së Putinit kundër Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur. Përndryshe, kjo do të ketë pasoja për perspektivën e saj në BE”, thuhet në reagimin e këtij grupi, transmeton Klan Kosova.
Ata kanë kërkuar nga Vuçiq që të rivendosë demokracinë, sundimin e ligjit dhe ta marrë seriozisht reformën e procesit të zgjerimit.