Në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se në Kosovë gjatë vitit 2021 një pjesë e vogël e rasteve të korrupsionit që u hetuan, dhe për të cilat u ngritën akuza, përfunduan me dënime.
Raporti thekson se zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar dhe se mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit kontribuan në këtë problem.
Organizatat joqeveritare vendase dhe organizatat ndërkombëtare, thuhet në raport, pretenduan për dështime të shumta nga sistemi gjyqësor për të ndjekur penalisht korrupsionin, duke vënë në dukje se shumë pak raste të ngritura kundër zyrtarëve të lartë rezultuan me dënime dhe dënimi i zyrtarëve të nivelit të lartë për korrupsion ishte shpesh i butë.
Raporti thekson se Sipas Komisionit Evropian, organizatave joqeveritare dhe Institucionit të Avoktatit të Popullit, administrimi i drejtësisë ishte i ngadaltë dhe i mungonin mjetet për të siguruar llogaridhënien e zyrtarëve gjyqësorë.
Strukturat gjyqësore iu nënshtruan ndërhyrjeve politike, emërimeve të kontestuara dhe mandateve të paqarta, transmeton VOA.
Lexo më shumë këtu