Uashingtoni nuk ka parë shumë prova praktike për t’u shqetësuar rreth një sulmi me armë bërthamore nga Rusia, por një kërcënim i tillë nuk duhet të merret lehtë ka deklaruar shefi i CIA, William Burns.
Gjatë një takimi, William Burns tha se duke patur parasysh dëshpërimin e mundshëm të Presidentit Putin mbi ecurinë e luftimeve, pengesat me të cilat trupat ruse janë përballur deri më tani, askush nuk mund ta marrë lehtë kërcënimin e paraqitur nga një përdorim i mundshëm i armëve bërthamore taktike.
Këto janë disa nga komentet më të gjera që zoti Burns ka bërë publikisht që kur Rusia nisi sulmin në Ukrainë më 24 shkurt, transmeton VOA.
Armët bërthamore taktike i referohen atyre të prodhuara për përdorim në fushën e betejës. Disa ekspertë vlerësojnë se Rusia ka rreth 2000 të tilla, që mund të nisen nga forcat ajrore, detare dhe tokësore.