Sulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendin mund të jenë të dirigjuara nga agjenturat ruse në rajon, ka deklaruar analisti kosovar Shkëlzen Maliqi.
Sipas tij, ka paqartësi rreth këtyre sulmeve, por që ato mund të jenë dëshirë “e dikujt nga Serbia ose edhe të agjenturave të Rusisë” për të trazuar rajonin e Ballkanit.
“Dua të them se në Serbi, pas zgjedhjeve ku Presidenti Vuçiq, edhe pse mbetet në postin e tij, megjithatë humbi kontrollin e parlamentit dhe Serbia është mjaft e përçarë rreth orientimit të saj, a do të mbetet e varur nga Rusia, apo do të rreshtohet me Evropën dhe Perëndimin. Sipas meje, sa janë kërcënim për Kosovën, sulmet ndaj policisë në zonën kufitare janë edhe kërcënime ndaj Vuçiqit, sepse dje në demonstratat pro-ruse në Beograd është sulmuar me bomba me tym edhe selia e Presidentit Vuçiq. Sigurisht, këto duken si kërcënime teatrale, por janë kërcënime, sikur që ishte kërcënim mjaft serioz edhe arritja e një kontingjenti të armatimit të sofistikuar nga Kina për ushtrinë serbe. Karakteri i këtyre aksioneve ende është në nivelin simbolik, s’ka viktima, por janë kërcënime terroriste dhe paralajmërim i destabilizimit të rajonit”, ka deklaruar Maliqi në një intervistë për Gazetën Express.
Lexo intervsitën e plotë këtu