Maqedonia e Veriut ka shfuqizuar masën për posedim të certifikatës së vaksinimit, certifikatës për Covid 19 të kaluar, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend.
Siç transmeton AlsatM, Qeveria miratoi heqjen e masës për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura, me përjashtim të shtëpive shëndetësore, farmacive, transportit publik dhe shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve për përkujdesje për personat me aftësi të kufizuara.
Vendimi i fundit i qeverisë maqedonase do të hyjë në fuqi nga mesnata e së martës.