Senatori amerikan Chris Murphy ka thënë se është ‘urgjente’ që Kosova të jetë e mbrojtur dhe të t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

“Tani është më urgjente se kurrë që të sigurojmë se shtetet si Kosova që janë periferi të një Rusie në vënë në kënd, këto shtete të kenë mbrojtje. Do të mundohemi të punojmë në Uashington për të gjetur metoda dhe mënyra të reja se si të punojmë bashkërisht që ta arrijmë këtë”, ka thënë Murphy.

Murphy ishte një nga senatorët amerikanë që të enjten vizituan Kosovën dhe u takuan me Kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë adresimit, ka thënë se përveç kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në NATO, është diskutuar edhe rëndësia e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mbrojtje e siguri ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Në takimin tonë të përbashkët kam theksuar se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore në Ukrainë. E riktheksojmë solidaritetin për popullin e Ukrainës, lidershipin politik të tij dhe qëndrueshmërinë dhe luftën çlirimtare që po bëjnë. Në këtë kontekst Kosova e ka mbajtur anën e njëjtë me SHBA-në, shtetet anëtare të NATO-s dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *