Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas përplasjes që ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Gjatë seancës plenare, Berisha shtyu bashkëpartiakun e tij duke ia marrë fjalën nga foltorja e Kuvendit.
Në reagimin e saj, ambasadorja Kim tha se i përkasin së kaluarës ditët e largimit të tjetrit nga podiumet.
“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që s’duhet të përsëritet” ka shkruar Kim, transmeton ABCNews.
Kjo është hera e parë që përplasjet dhe ndarja e demokratëve reflektohet në parlament, teksa pritet kriza e brendshme në selinë blu vijon të thellohet pas proceseve të nisura në të gjithë degët e PD.