Emmanuel Macron siguroi edhe pesë vite të tjera në krye të shtetit francez pas një fitoreje bindëse ndaj rivales Marine Le Pen.
Macron fitoi me 58.55% me 41.45%, një diferencë më e madhe nga sa pritej. Lideri i qendrës u tha mbështetësve të ngazëllyer në këmbët e Kullës Eifel se tani zgjedhjet u mbyllën dhe se ai do të jetë një “president për të gjithë”, duke përcjell një mesazh bashkimi e uniteti.
Kjo është hera e dytë që të dy përballen me njëri-tjetrin në zgjedhjet presidenciale. Në vitin 2017, megjithatë, diferenca mes të dyve ishte mbi 32 pikë.