Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur Madeleine Albrightin “gardiane të lirisë e demokracisë” dhe zë i fuqishëm i popullit të Kosovës.
Ajo, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën morën pjesë në ceremoninë mortore për ish-sekretaren amerikane, Albright. Ajo vdiq më 23 mars.
“Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në Facebook.
Osmani shtoi se Kosova do ta mbrojë demokracinë dhe se miqësia me Amerikën është e përjetshme. / KOHA /