Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar të premten mbajtjen e Konventës së saj programore, qëllim i së cilës do të jetë hartimi i programit ideologjik dhe qeverisës të partisë.
“Do të flasim për të ardhmen e të djathtës së Kosovës, për politikën e jashtme në sferën e re gjeopolitike, për mërgatën tonë bashkëpunimin rajonal, do të flasim për zhvillimin ekonomik, arsimin e shëndetësinë, për shtetin, sigurinë, mirëqenien avancimin shoqëror siç do të flasim edhe për qeverisjes lokale ku LDK sot ka pushtet kryesor në Kosovë”, tha krytari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Siç transmeton Klan Kosova, Abdixhiku adresoi kritika të forta në adresë të qeverisë së kryeministrit Akbin Kurti, që sipas tij po ndërton një “Kosovë paralele”.
Në Konventë e cila zhvillon punimet edhe të shtunën, të premëtn nuk ishin të pranishëm dy ish-kryetarët e LDK-së Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu që sipas zyrtarëve të Lidhjes kishin ftesa.