Izraeli zyrtar ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavror në lidhje me origjinën e ish-liderit nazist gjerman Adolf Hitler.
Në një paraqitje të tij, Lavror deklaroi se edhe Hitleri “kishte gjak hebre”, duke thënë se “disa nga antisemitët më të këqij janë hebrenj”.
“Fakti nuk i mohon elementet naziste në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre”, është shprehur Lavrov, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri izraelit Naftali Bennett, tha se deklaratat e tilla kanë për qëllim t’i fajësojnë vetë hebrenjtë për Holokaustin.
“Gënjeshtra të tilla kanë për qëllim të fajësojnë vetë hebrenjtë për krimet më të tmerrshme në histori dhe kështu të çlirojnë shtypësit e hebrenjve nga përgjegjësia e tyre”.
Ndërkaq, kryediplomati i këtij vendi Yair Lapid tha se deklaratat e homologut të tij rus janë të pafalshme.