Trupi gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë ka caktuar datën 18 maj të këtij viti për shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vite burgim dhe nga 100 euro gjobë.
Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, raporton Betimi për Drejtësi.
Në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj u dëgjuan katër dëshmitarë të prokurorisë, gjashtë të mbrojtjes së Gucatit dhe katër të Haradinajt.
Me shkrim u paraqitën 18 dëshmi të dëshmitarëve, 12 nga mbrojtja e Gucatit dhe katër nga ajo e Haradinajt.
Numri i ditëve të gjykimit ishte 31, derisa kohëzgjatja e procedurës paraprake ishte 12 muaj e 12 ditë.
Lexo më shumë këtu