Qëllimet e Rusisë në luftën në Ukrainë nuk këkrojnë përdorimin e armëve bërthamore, është bërë e ditur nga Ministrija e Jashtme ruse.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Alexei Zaitsev, tha se armët bërthamore “nuk mund të përdoren për realizimin e qëllimeve, që janë përcaktuar në kornizën e operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë”.

Zaitsev tha se sipas doktrinës bërthamore të Rusisë, këto lloje armësh mund të përdoren vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e shtetit, transmeton REL.

Zyrtarët perëndimorë publikisht kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore në pushtimin rus të Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *