Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur optimist se gjatë javës tjetër mund të arrihen ‘disa marrëveshje’ në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Ai ka deklaruar se një nga marrëveshjet që shpreson të arrihet më 13 maj është edhe ajo për targat e veturave.
“Më 13 maj unë shpresoj që përfundimisht do t’i kemi marrëveshjet për zgjidhje reciproke për targat, edhe për çështjen e mospagesës së energjisë në veri të Kosovës, e po ashtu edhe për nevojën për të përshpejtuar çështjen e zbardhjes së fatit të të pagjeturave, të të zhdukurve me dhunë,” ka thënë Kurti, transmeton Klan Kosova.
Ditë më parë, Kurti u prit në takim në Berlin nga Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe më pas u takua me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian Miroslav Lajçak.
Pas këtij takimi, edhe Kryeministri serb tha se pret që të premten e ardhshme të arrihet marrëveshje për diçka, por nuk ka specifikuar asgjë.