Në Itali ka vazhduar shtimi i numrit të personave të prekur nga koronavirusi.
Së fundmi, një rast është regjistruar në Piemonte, derisa në Milano dy raste. Kështu, bilanci i njerëzve pozitivë për provat midis Lombardisë (47) dhe Veneto (16) rritet në 64. Deri më tani ka dy viktima, transmeton Top Channel.
Kryeministri italian, Giusepe Conte, ka mbledhur komitetin operativ të mbrojtjes civile, për të vlerësuar masat e reja të jashtëzakonshme. “Po punojmë pa pushim për të reaguar me forcë të plotë ndaj kësaj emergjence” ka thënë ai.