Organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut ka promovuar uebfaqen “Miqësia Serbe-Shqiptare”.

Prezantimin e saj e bënë Aleksander Pavlloviq dhe Fillip Llukiq, autorë të uebfaqes, ndërsa pati edhe një diskutim mbi temën “Jeta e përbashkët e serbëve dhe shqiptarëve në sytë e aktivistëve dhe vëzhguesve vendas”.

Siç transmeton Klan Kosova, uebfaqja “Miqësia Serbo-Shqiptare” është një bazë e pasur e të dhënash në internet që ofron njohuri tekstuale, vizuale dhe dokumentare mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare si dhe përmban materiale në serbisht, shqip dhe anglisht.

Faqja ”srb-al.emins.org” ofron shumë shembuj miqësie, bashkëpunimi, kërkimesh të përbashkëta, intervista, materiale edukative mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare, dokumente dhe artikuj me interes të përbashkët dhe materiale të tjera të ngjashme të cilat autorët e faqes synojnë t’i popullarizojnë dhe t’i bëjnë gjerësisht të qasshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *