Një raport i publikuar rreth premtimeve dhe përmbushjes së tyre nga kryetarët e komunave në Kosovë, ka treguar se krytari i Hanit të Elezit është afër përmbushjes së premtimeve.
Sipas raportit të GAP, kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma, i ka përmbushur 10 nga 16 premtimet e bëra gjatë fushatës, 4 i ka afër përfundimit dhe dy projekte i ka filluar tani, ndërkohë që ka kohë deri në tetor të vitit 2021 të përfundojë ato, transmeton Gazeta Express.
Suma është kandidat i pavarur. Ai ka tre mandate si kryetar i komunës.