Kina do të futet në luftë nëse Tajvani do të tentoj të fitoj pavarësinë nga territori i saj, ka deklaruar të premten Ministri mbrojtës i Kinës, Wei Fenghe.
“Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze definitivisht nuk do të hezitojë të fillojë një luftë pa marrë parasysh koston”, tha Fenghe gjatë një takimi me homologun amerikan Lloyd Austin.
Siç transmeton ABCNews, ministri kinez tha se Kina nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse të luftonte dhe të shtypte çdo përpjekje për pavarësinë e Tajvanit, duke mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.
Pavarësisht qëndrimeve të ashpra, Fenghe tha se bisedimet me Austin shkuan pa probleme.
Takimi u zhvillua gjatë samitit të sigurisë së Dialogut Shangri-La në Singapor për gati një orë, dyfishi i kohës së caktuar fillimisht.