Megjithëse ishte vendosur që të zhvendosej në Tiranë, festivali i muzikës Sunny Hill do të organizoj edicionin e sivjetëm në Prishtinë.
Përmes një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe Komunën e Prishtinës kanë ‘bashkuar forcat’ që festivali të vazhdoj të mbahet në Prishtinë.
“Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022”, thuhet në njoftim.
“Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.
Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë”, thuhet tutje në njoftim.