Askush nuk mund të thotë se nuk do të ndodhë ndonjë konflikt në Ballkanin Perëndimor, thotë Edward Joseph, ligjërues në Universitetin për Studime të avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”.

Sipas Joseph, në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kërcënim edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Është kërcënues (pushtimi rus ndaj Ukrainës) në mënyrë indirekte. Shumë njerëz janë të brengosur, sidomos në Bosnjë, nga një luftë e befasishme. Nuk mund ta përjashtoni atë. Nuk mund të thoni se nuk do të ndodhë. Ose, se aspak nuk do të ndodhë ndonjë konflikt në Kosovë. Kështu që, mundet të ndodhë”, ka thënë Joseph për Radion Evropa e Lirë.

“Putini thotë shikoni, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës as që mund ta rregullojnë këtë kaos. Njerëzit humbin interesim. E kam patjetër të potencoj edhe këtë se Vladimir Putini fiton kur aleatët e tij si Aleksandar Vuçiq dhe Rumen Radev fitojnë. Kështu që, kur ata janë të fuqishëm, atëherë ai është fitues”, thotë Joseph.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *