Më shumë se 1 milion pjesëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTQ kanë mbushur rrugët e Londrës, për 50-vjetorin e Paradës së Krenarisë.
Qielli mori ngjyrën e ylberit teksa aktivistë, politikanë, çiklistët, të famshëm dhe madje edhe qentë marshuan nëpër kryeqytet për herë të parë që nga pandemia.
Organizatorët e quajtën ngjarjen si më të madhen dhe më gjithëpërfshirësen në histori.
Parada e këtij viti i kushtohet marshimit të parë, të vitit 1972, transmeton KlanKosova.