Ka përfunduar në mënyrë paqësore protesta e opozitës shqiptare mbajtur të enjten mbrëma në Tiranë.

Gjatë fjalimit të tij, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha shprehu fjalë të ashpra ndaj kryeministrit të tanishëm Edi Rama.

“Edi Rama, ne të dy jemi armiq, është e rëndë ta them këtë por zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr. Ti do vetëm pushtetin kurse unë me këta bura, gra, djem e vajza kemi parim lirinë dhe vetëm lirinë”, është shprehur Berisha, transmeton Top Channel.

“Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten duke varfëruar e poshtëruar qytetarët ndërsa unë dhe këta protestues këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët, për t’iu kthyer atyre dinjitetin”, tha Berisha.

Protesta e zhvilluar të enjten kishte moton “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *