Ish i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është shprehur kundër vazhdimit të pranisë së KFOR-it në Kosovë pasi, sipas tij, kjo ‘e zgjat konfliktin’.
Gjatë një ligjerate të mbajtur në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ai gjithashtu tha se prania e KFOR-it në Kosovë e dëmton ekonominë e vendit, raportojnë mediat serbe.
Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, po ashtu ka vlerësuar se fajtorë për mungesën e zgjidhjes për dailogun janë Bashkimi Evropian që udhëheq dialogun si dhe Qeveria e Albin Kurtit, transmeton Gazeta Express.
Grenell deklaroi se përfaqësuesit e BE-së nuk po e zgjidhin problemin në Kosovë, sepse nëse do ta zgjidhnin, tashmë do të ishin papunë.