Kina mund të bëhet kundërshtarja kryesore e Gjermanisë gjatë viteve të ardhshme, ka deklaruar kreu u agjencisë gjermane të inteligjencës.
Presidenti i agjencisë së njohur si Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenëang, ka deklauar se dëshira e Kinës është të bëhet lidere në fusha të ndryshme dhe mund të bëhet rrezik sidomos në fushën e kibernetikës.
“Në periudhë afatgjatë, Kina mund të bëhet kundërshtarja kryesore”, ka deklaruar ai, transmeton REL.
Kur është pyetur si është duke u përgatitur agjencia që ai udhëheq për një kërcënim të mundshëm, Haldenwang se “kudo ku ka zjarr, aty shkon brigada e zjarrit”.
Në mënyrë që të luftojë me sukses hakerët e rinj, agjencia ka rekrutuar së fundi të rinj që nuk kanë profilin e punëtorëve të zakonshëm.